Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Protesta ekstreme ndaj VAR-it/ Florentino Perez jep dorëheqjen

Protesta ekstreme ndaj VAR-it/ Florentino Perez jep dorëheqjen

19:57, 15/01/2019

Pakënaqësitë e Realit të Madridit në lidhje me sistemin VAR, të shprehura publikisht në këto dy javët e fundit, kanë marrë një dimension të ri.

Siç bëjnë të ditur dy të përditshmet sportive “Marca” dhe “AS”, Florentino Perez ka hequr dorë nga roli i tij në kupolën drejtuese të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Kjo është mënyra e presidentit për të protestuar në drejtim të organit që menaxhon video arbitrazhin në La Liga, dhe në veçanti ndaj personit përgjegjës, Clos Gomez.

Në Federatën Spanjolle të Futbollit shpresojnë që numri një i Realit të bëjë një hap pas dhe shprehen se ende nuk kanë marrë një notë zyrtare në lidhje me çështjen, por pakënaqësitë e Florentino Perez janë evidente.

Në Madrid kanë protestuar energjikisht, të mbështetur dhe nga rezonanca e fortë mediatike për sa ndodhi në disfatën me Real Sociedad  dhe në fitoren në Sevilie me Betisin.

Kundër baskëve nuk u akordua një penallti evidente sipas Realit për një faull të portierit Rulli ndaj Vinicius, ndërsa me Betis ju akordua Canales goli i barazimit 1-1 që arbitri e kishte anuluar për pozicion jashtë loje, me imazhet e VAR që me sa duket ishin të pamjaftueshme të sqaronin gjithë dyshimet në lidhje me lojtarin e Betis në momentin e pasimit për shokun e skuadrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco