FOTO/ Juventusi piketon për sulmin yllin e Premierligës

FOTO/ Juventusi piketon për sulmin yllin e Premierligës

22:37, 24/12/2018

Mario Mandzukiç është “lideri i heshtur” i Juventusit, pasi ylli kroat luan ku do trajneri, sakrifikon shumë dhe siç ka treguar në vitet e fundit, shënon gjithnjë e më shpesh gola me peshë për bardhezinjtë, ashtu siç ka bërë në këtë sezon ndaj Interit e Romës.

Por në fund të këtij sezoni, kroati do të jetë 33 vjeç dhe drejtuesit e klubit bardhezi kanë filluar që tani, të mendojnë për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe për këtë kanë hedhur sytë nga kampionati anglez.

Mediat britanike kanë raportuar pasditen e sotme se klubi torinez ka pikëtuar sulmuesin belg të Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, si futbollistin ideal që mund të vishet bardhezi dhe të zëvendësojë në mënyrën më të mirë kroatin Mandzukiç.

Image

Për belgun, “Djajtë e kuq” paguan rreth 90 milion euro tek Evertoni, por ndryshe nga sezoni i kaluar kur shënoi 16 gola në kampionat dhe kontribuoi në renditjen e klubit në vend të dytë, këtë sezon Lukaku nuk po arrin të lërë gjurmë.

Në ndeshjen e parë të Ole Gunar Solskjaer si trajner i Manchester United, Romelu Lukaku qëndroi në stol, një shenjë kjo se norvegjezi nuk e sheh si titullar, ndaj edhe klubi anglez mund të mirëpresë ofertat në drejtim të tij.

Romelu Lukaku do të mbushë 26 vjeç në maj të vitit të ardhshëm dhe është një futbollist shumë potent, që më herët ka luajtur edhe si sulmues krahu, ndaj edhe mund t’ia dalë të bëjë punën e dyfishtë që bën Mandzukiç te Juventusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco