Një tjetër Dembele shfaqet si talent i futbollit, 15 vjeç firmos me klubin e njohur

Një tjetër Dembele shfaqet si talent i futbollit, 15 vjeç firmos me klubin e njohur

20:29, 24/12/2018

Kur dëgjon mbiemrin Dembele, menjëherë të kujtohen disa lojtarë të mëdhenj që luajnë në Europë e botë, ku sigurisht që më i famshmi ndër ta është Ousmane Dembele, që u transferua verën e kaluar nga Borussia e Dortmundit, te Barcelona, për shumën e 150 milionë eurove.

Gjithsesi është një tjetër Dembele, që këtë herë vjen nga futbolli britanik dhe kërkon të sfidojë yllin e Barcelonës, për t’u bërë ai futbollisti më i famshëm, që mban mbi shpinë këtë mbiemër.

Bëhet fjalë për 15-vjeçarin Karamoko Dembele, i cili si dhuratë për Krishtlindje, ka marrë një kontratë si profesionist me klubin e Celtic Glasgow në Skoci, ku edhe luan me skuadrën e të rinjve, që në moshën 13-vjeçare.

Djaloshi ra në sy në një turne të zhvilluar në 2016-ën, ku edhe pse luante me skuadrën U-20, dukej qartë që kishte një nivel shumë të lartë të të performuarit në fushën e lojës dhe la të habitur dhjetëra specialistë futbolli në mbarë botën.

Kontrata prej profesionisti e Karamoko Dembelesë zgjat deri në vitin 2021, ndërsa djaloshi pritet të bëjë debutimin në kampionatin skocez duke filluar që nga 22 Shkurti, kur edhe do të ketë mbushur 16 vjeç.

“Objektivi im është të debutoj me skuadrën e parë dhe kërkoj që në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje me skuadrën e rezervave, të bind trajnerin për aftësitë e mia”, tha Karamoko Dembele.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco