Spalleti shpërthen ndaj lojtarëve: 'Bëmë gabime banale'

Spalleti shpërthen ndaj lojtarëve: 'Bëmë gabime banale'

02:30, 08/12/2018

Në kryendeshjen e javës së 15 të Seria A, Inter humbi me rezultatin 1-0 kundër Juventusit. Ekipi zi-kaltër pati disa raste për të shënuar por nuk ishin të saktë në konkretizim.

Pas ndeshjes trajneri Spalleti nuk është shprehur aspak i kënaqur me ekipin e tij.

“Ndeshja duhet të luhet me konsistencë, duke pasur parasysh që do të ketë momente kur do të jesh nën presion” ka thënë trajneri i Inter pas ndeshjes.

“Nëse dikush kalon në epërsi sigurisht se bën diferencën, mirëpo ne bëmë shumë gabime banale” ka vazhduar Spalletti.

“Për fatin tonë të keq Juventus janë të zgjuar dhe ne ishim naiv. Ata dinë ti shfrytëzojnë minutat pas ndërhyrjeve të palejuara” ka përfunduar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco