Rrëfimi prekës i kapitenit të Boca-s: Kam grua dhe 3 vajza, nuk luaj aty ku mund të më vrasin

Rrëfimi prekës i kapitenit të Boca-s: Kam grua dhe 3 vajza, nuk luaj aty ku mund të më vrasin

21:37, 26/11/2018

Pablo Perez, kapiteni i Boca Juniors, ka qenë një nga lojtarët që e ka pësuar më keq pas sulmit ndaj autobusit të skuadrës së tij teksa po i drejtohej stadiumit të River Plate për të luajtur finalen e kthimit të Kupës Libertadores.

Lojtari pësoi një dëmtim në sy, pasi i ranë ciflat e xhamave të thyer të autobusit dhe tani po kalon këto ditë mes vizitave në spitale të specializuara për të rikuperuar nga dëmtimi.

Sot, duke dalë nga spitali, ai ka komentuar për herë të parë atë që ndodhi në stadium të shtunën dhe që solli shtyrjen për një afat të pacaktuar të ndeshjes që e priste me padurim e gjithë bota.

“Ajo që ndodhi është e turpshme. Unë kam grua dhe tre vajza, më e madhja më përqafoi duke qarë në momentin kur u ktheva në shtëpi.

Nuk mund të luhet në ambiente të tilla, nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla. Unë nuk mund të luaj në një stadium në të cilin nuk më garantojnë sigurinë e duhur.

Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishim luajtur dhe fituar? Kush do të më kishte nxjerrë nga ‘Monumental’? Nëse njerëzit ishin çmendur para ndeshjes, imagjinojeni pak pas saj në rast humbjeje. Do të më kishin vrarë. Unë nuk do të luaj në një fushë ku mund të vdes”, deklaroi kapiteni i Boca Juniors.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco