VIDEO/ Ja çfarë thotë sulmuesi shqiptar pas supergolit që shënoi në Kroaci

VIDEO/ Ja çfarë thotë sulmuesi shqiptar pas supergolit që shënoi në Kroaci

21:33, 25/11/2018

Myrto Uzuni vazhdon të jetë protagonist në Kroaci, ku po ndihmon ekipin e Lokmotiva Zagreb të luftojë për vendin e dytë në renditjen e kampionatit, pas Dinamos që duket e qetë në rrugën e saj drejt titullit.

Sot sulmuesi shënoi në barazimi 2-2 ndaj rivalit direkt, Osijekut, duke treguar edhe një herë aftësitë e tij para portës, e duke festuar me shqiponjë, përkrah futbollistit të Kosovës, Lirim Kastratit,

“Jam i lumtur për golin e shënuar, por nuk kam se si të jem plotësisht i kënaqur, pasi ne ishim skuadra më e mirë në fushë, krijuam më shumë raste dhe në fund nuk ia dolëm të fitonim”, tha sulmuesi shqiptar pas duelit.

“Megjithatë, jemi ende të dytët në klasifikim. Unë, ashtu si shokët e skuadrës do të jap gjithçka që të në ndeshjen tjetër ndaj Slaven Belupo jo vetëm të ruajmë këtë pozicion, por edhe të kthehemi te fitoret”, theksoi sulmuesi kuqezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco