Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Spalletti entuziast: Dua të jem më i miri në historinë e Interit

Spalletti entuziast: Dua të jem më i miri në historinë e Interit

14:52, 22/11/2018

Lucciano Spalletti po kalon një moment të mirë me Interin, megjithëse humbja me Atalantën i ka prishur disi llogaritë në kampionat.

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, tekniku italian ka folur për shumë tema. Madje ai ka prekur edhe temën e Luka Modric.

“Tani që jam trajner i Interit dua të jem më i madhi në historinë e këtij klubi. Armiku më i madh është besimi. U tregova lojtarëve se të gjithë bashkë kemi të njëjtën pengesë dhe së bashku mund ta kalojmë. Entuziazmi është kthyer.

Për sa i përket Modric, mund të them se është një lojtar i madh, me shumë cilësi dhe është i aftë të flasë në fushë, të tregojë si luhet futbolli. Kemi një projekt ambicioz. Nuk kemi mure prej letre, por një kala. Nuk dua të vendosim kufij”, është shprehur ndër të tjera Spalletti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco