Chelsea nuk e njeh humbjen, por Sarri i pakënaqur me skuadrën

Chelsea nuk e njeh humbjen, por Sarri i pakënaqur me skuadrën

09:56, 09/11/2018

Maurizio Sarri ishte i pakënaqur me paraqitjen e Chelseat kundër BATE Borisov, pavarësisht se skuadra e tij fitoi 1-0 në sfidën e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League.

“Ne nuk luajtëm shumë mirë. Nuk me pëlqeu pjesa e parë, sepse ne e lëvizëm topin ngadalë”, tha tekniku i londinezëve.

“Ishte shumë vështirë të jemi të rrezikshëm, por ne ishim më të mirë në 25 minutat e parë të pjesës së dytë. Ne nuk arritëm ti menaxhojmë mirë edhe 15 minutat e fundit. Gjëja më e mirë e kësaj ndeshjeje është rezultati. Nuk ishte lehtë që të luajmë mirë këtu, për shkak të kushteve dhe motit”, përfundoi Sarri.

Kujtojmë që Chelsea është e vetmja skuadër nga 5 kampionatet më të forta të Europës që nuk njeh humbje në këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco