VIDEO/ PSG s’ka rival në kampionat, kalon edhe ‘pengesën’ Lille

VIDEO/ PSG s’ka rival në kampionat, kalon edhe ‘pengesën’ Lille

22:51, 02/11/2018

Paris Saint Germain “vrapon” drejt titullit të radhës kampion në kampionatin francez, pasi mbrëmjen e sotme ka mposhtur me rezultatin 2-1 Lillen, skuadrën e vendit të dytë, që po përpiqej ta rivalizonte.

Skuadra e drejtuar nga Tuchel zhvilloi një ndeshje në kufijtë e perfeksionit, duke mbyllur në gjysmëfushë kundërshtarin, ndonëse për të gjetur golat e fitores, vuajti jo pak.

Sfida u zhbllokua vetëm në minutën e 70’, kur sulmuesi francez Kylian Mbappe shënoi një supergol nga distanca, pasi gjuajti bukur dhe e ndali topin në rrjetën e portës së Lilles.

Vetëm pak minuta më vonë, pikërisht në të 84-ën, Mbappe shërbeu bukur për brazilianin Neymar dhe ky i fundit gjuajti po aq bukur, për të mposhtur për herë të dytë portierin kundërshtar.

Lille shënoi golin e nderit vetëm në minutën e 4-t shtesë, falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga Nicolas Pepe, i cili mposhti portierin e PSG-së Buffon dhe çoi topin në rrjetë, por që shërbeu vetëm për statistikë.

Kjo ishte fitorja e 12-të e PSG-së, në po kaq ndeshje të kampionatit, duke bërë që skuadra kryeqytetase të kryesojë me 36 pikë të plota dhe të lërë pas me 11 pikë më pak, Lillen e vendit të dytë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco