Partizani-Skënderbeu, statistikat e çuditshme të supersfidës në vitet e fundit

Partizani-Skënderbeu, statistikat e çuditshme të supersfidës në vitet e fundit

14:40, 29/10/2018

Dueli mes Partizanit dhe Skënderbeut është kthyer në një “klasike” të futbollit shqiptar në vitet e fundit, ku dy skuadrat kanë dueluar për titullin dhe kanë shfaqur një rivalitet të ndezur mes tyre.

Që nga sezoni 2013-2014, kur Partizani u kthye në Kategorinë Superiore dhe gjeti korçarët që dominonin skenën në vend, skuadrat janë përballur 20 herë me njëra tjetrën.

Në 20 ndeshje, rezulton se Skënderbeu është dominues, me 9 fitore, përballë 5 të të kuqve, ndërsa 6 duele janë ndarë në barazim. Edhe sa u përket golave të shënuar në këtë periudhë, korçarët dominojnë me 24 të tillë, një mesatare pres 1,2 golash për ndeshje, përballë 13 golave të realizuar nga Partizani, me një mesatare prej 0,65 golash për ndeshje.

Për të kuqtë, ekziston vetëm një rezultat që i çon të fitorja, me një gol diferencë. Të 5 ndeshjet që kanë triumfuar ndaj korçarëve në kampionat në këtë periudhë që nga sezoni 2013-2014 janë mbyllur ose 1-0 (3 herë), ose 2-1 (2 herë).

Ndërsa korçarët kanë parë rezultate edhe me diferencë më të thellë, pasi kanë fituar dy herë 3-0 gjatë kësaj periudhe, apo edhe 5-2 në duelin e prillit 2015. Gjtihsesi, rezultati 1-0 mbetet më i përsërituri mes dy skuadrave, pasi 7 nga këto 20 ndeshje kanë regjistruar këtë përfundim.

Për Partizanin, sfida e sotme do të jetë një tentativë për të thyer serinë negative që ka ndaj skuadrës korçare. Kjo, pasi prej 6 ndeshjesh radhazi nuk njeh fitoren ndaj Skënderbeut (2 barazime, 4 humbje). Për herë të fundit, të kuqtë kanë fituar më prill 2017, me rezultatin 1-0. / vipsport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco