Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

FOTO/ Mos u çudisni/ Me Ancelottin do jetë Napoli i madh, do vijnë super yje

FOTO/ Mos u çudisni/ Me Ancelottin do jetë Napoli i madh, do vijnë super yje

14:36, 23/05/2018

Me Carlo Ancelottin do të jetë një Napoli i madh. Janë të sigurta për këtë mediat italiane, të cilat flasin edhe për emrat që do të synojë në merkato presidenti Aurelio De Laurentiis për të kënaqur trajnerin e ri.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi që Ancelotti të jetë pasuesi i Sarrit në krye të stolit të nënkampionëve të Serie A.

Në mbledhjen që ka zgjatur rreth 3 orë dhe që Ancelotti ka pranuar ofertën e De Laurentiis për të marrë drejtimin e Napolit, trajneri i ka kërkuar presidentit të afrojë 3 apo 4 emra me peshë në merkaton e verës.

Dëshirat primare të Ancelottit janë dy, Karim Benzema për sulmin dhe Arturo Vidal për mesfushën.

Image

Dy objektiva deri diku të arritshëm duke patur parasysh faktin që sulmuesi francez dhe mesfushori kilian me shumë gjasa do të ndërrojnë skuadër në merkaton e kësaj vere.

Image

Një tjetër objektiv është Mario Balotelli, i cili mund të afrohet me parametër zero, ndërsa i vetmi lojtar i rëndësishëm që do të largohet nga të kaltrit do të jetë kapiteni Marek Hamsik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco