Punë e kryer! Barcelona arrin marrëveshje për transfertën e parë të merkatos

Punë e kryer! Barcelona arrin marrëveshje për transfertën e parë të merkatos

15:29, 16/05/2018

Barcelona ka arritur marrëveshje me Sevillën për transferimin e mbrojtësit francez, Clement Lenglet, në verë, raporton Mundo Deportivo.

Gazeta spanjolle e ka publikuar këtë lajm në edicionin e së mërkurës me titullin: “Marrëveshje me Lenglet”, midis spekulimeve në rritje se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur.

Lenglet raportohet të ketë qenë në bisedime informale me Barçën në javët e fundit, por tani duket se negociatat kanë shënuar përparim të shpejtë.

Raportohet se gjiganti katalonas do t’i paguajë 35 milionë euro për francezin, i cili pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare.

Thuhet se ai do të ketë një klauzolë lirimi në vlerë 400 deri në 500 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>