Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Ribery nuk dorëzohet: Kemi humbur një betejë, por jo luftën

Ribery nuk dorëzohet: Kemi humbur një betejë, por jo luftën

17:24, 26/04/2018

Ribery ka paralajmëruar Realin se asgjë s’ka përfunduar dhe se në “Santiago Bernabeu”, mund t’i konkretizojnë shanset që nuk arritën t’i shfrytëzojnë në “Allianz Arena”.

Është 35-vjeçar, por Franck Ribery ishte lojtari i ndeshjes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munchen e Real Madridit.

Ai dhuroi spektakël duke krijuar raste shumë të mira shënimi, por vetëm Joshua Kimmich gjeti rrjetën, kurse miqtë dy herë: Marcelo dhe Marco Asensio.

Sido që të jetë, pavarësisht rezultatit negativ, Franck Ribery thotë se asgjë s’ka përfunduar dhe se lufta ende nuk ka mbaruar.

“Kemi humbur një betejë, por lufta ende nuk ka përfunduar. Do t’i kemi dhe do t’i shfrytëzojmë shanset në Madrid”, ka shkruar Ribery në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco