Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Roma i bie pishmanit: Ja kush na detyroi që shitëm Mohamed Salah

Roma i bie pishmanit: Ja kush na detyroi që shitëm Mohamed Salah

12:39, 25/04/2018

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka insistuar se UEFA e kishte detyruar Romën ta shiste Mohamed Salahun në Liverpool për 50 milionë euro.

 “Është e vërtetë, e shita Salahun, por isha i detyruar nga kufizimet e UEFA-s”, tha Monchi për Onda Cero.

“Ky është shpjegimi: verën e kaluar ne ishim të detyruar të shisnim deri në 30 qershor. Nëse nuk do ta bënim deri në atë datë, atëherë nuk do ta arrinim gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve”, shtoi ai.

“Llogaritë tona bankare kanë qenë nën kontroll të rreptë të UEFA-s. Oferta ishte 30 milionë euro për Salahun, por me bonuse shkoi deri në 50 milionë euro”, tregoi ai.

Salah konsiderohet si blerja më e mirë e verës së kaluar, pasi me dy golat kundër Romës në fitoren 5-2 të Liverpoolit mbrëmë në Ligën e Kampionëve, e çoi në 43 numrin e përgjithshëm të golave të realizuara deri tani në të gjitha garat këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco