PAMJE/ Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë' mbulohet nga bora, shpejtësi maksimale e automjeteve deri në 50 km/h

PAMJE/ Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë' mbulohet nga bora, shpejtësi maksimale e automjeteve deri në 50 km/h

09:48, 21/01/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë është përfshirë nga reshjet e dëborës gjatë ditës së sotme.

Pamjet e siguruara nga terreni tregojnë se bora ka rënë në këtë zonë, duke shkaktuar kushte të vështira për qarkullim.

Sinjalistika e rrugës tregon se shpejtësia maksimale është reduktuar në 50 km/h, duke iu bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin goma dimërore për të shmangur aksidentet.

Edhe pse bora është e dendur, rruga mbetet e kalueshme, por autoritetet rekomandojnë të gjithë qytetarët të udhëtojnë me kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën për të garantuar sigurinë e tyre dhe të tjerëve.

FOTO GALERI

Image

Image

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco