Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës kundër Edi Ramës, qytetarët e kalojnë natën para kryeministrisë

Vijojnë temperaturat e larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vijojnë temperaturat e larta/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

08:02, 21/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxehti, me temperatura që do të rriten ndjeshëm në shumicën e qarqeve të vendit.

Në qytetet e ultësirës perëndimore dhe zonat bregdetare, përfshirë edhe jugun, temperaturat do të variojnë nga 33 deri në 37°C, duke krijuar kushte të nxehta dhe të qëndrueshme përgjatë gjithë ditës.

Ndërkohë, zonat malore do të mbeten disi më të freskëta, me vlera që luhaten rreth 29–32°C.

Moti do të dominohet nga diell i plotë dhe intervale të gjata kthjellimesh, me vetëm ndonjë vranësirë të lehtë kalimtare në orët e pasdites në zonat malore, pa reshje shiu.

Sipas parashikimeve, temperaturat e larta do të vijojnë edhe në fillim të javës së ardhshme, duke mbetur në nivele ekstreme për stinën, ndërsa netët gjithashtu do të bëhen më të ngrohta, sidomos në zonat e ulëta dhe bregdetare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco