Rruga 'Nyja Fushë Dukagjin' - 'Qafë Shllak' është totalisht e mbuluar nga bora, duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullimin e automjeteve. Reshjet e borës që kanë filluar mbrëmjen e djeshme kanë përfshirë këtë segment të rëndësishëm rrugor, duke bërë që trashësia e borës në disa pjesë të arrijë deri në 20 cm.
Si pasojë, lëvizja e automjeteve është ngadalësuar ndjeshëm, veçanërisht për ata që nuk janë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.
Në disa segmente të këtij aks, bora ka bllokuar plotësisht kalimin e automjeteve, duke e bërë të pamundur kalimin pa pajisje të nevojshme për kushte dimërore.
Autoritetet rrugore janë angazhuar në pastrimin dhe kriposjen e rrugës, por situata mbetet dinamike dhe ndikon në qarkullimin e mjeteve.
Drejtuesve të automjeteve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes dhe të përdorin pajisje dimërore për të shmangur çdo rrezik gjatë udhëtimit.
© SYRI.net