Fermerët e Gostimës braktisin shegët, çmimi i ulët i detyron fermerët ta lënë frutin në pemë

Fermerët e Gostimës braktisin shegët, çmimi i ulët i detyron fermerët ta lënë frutin në pemë

10:33, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Fermerët e zonës së Gostimës, në Bashkinë Cerrik, po përballen me një situatë të vështirë këtë vit.

Mungesa e fuqisë blerëse dhe çmimi i ulët i shegës ka bërë që shumë prej tyre të lënë frutin pa mbledhur, duke u prishur në pemë.

Aktualisht, 3 kg shegë tregtohen vetëm për 150 lekë të reja, duke e bërë të pamundur për fermerët të mbulojnë shpenzimet e vitit.

LEXO EDHE: Fermerët e Maliqit përballë sfidave të prodhimit vendas: Mungesë uji, subvencione të vonuara dhe frikë nga importet

Ata shprehen se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër përveçse të hedhin frutin ose ta lënë në pemë, pasi nuk ka blerës për shkak të ekonomisë së dobët dhe kostove të larta për kujdesin e bimëve.

LEXO EDHE: SYRI TV/ Fermerët në Maliq: Subvencionet të pamjaftueshme, problem mbeten mollët e importit

Pa ndihmë të konsiderueshme nga shteti, fermerët thonë se çdo investim bëhet nga xhepi i tyre, një situatë që ka çuar në braktisjen e tokave dhe largimin e të rinjve nga zona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco