Fermerët në zonën e Maliqit përballen me sfida në prodhimin e mollëve. Ata shprehen se subvencionet janë të pamjaftueshme dhe asnjëherë nuk u jepen në kohë. Ndërsa ngrenë shqetësim edhe prodhimet e importit që bëjnë që mollët e prodhuara në vend të mbeten stok.
SYRI TV
Në zonën e Zvirinës, në bashkinë e Maliqit, fermeri Llambi Rapo vijon punën në parcelat e tij me mollë, një nga kulturat më të përhapura në këtë zone. Megjithatë, sfidat për fermerët nuk mungojnë. Sipas Rapos, problemi më i madh mbetet furnizimi me ujë për vaditje, sidomos gjatë periudhave të thata.
Fermeri shton se subvencionet ende nuk kanë mbërritur tek ata, ndërsa ndihma për naftën bujqësore është e pamjaftueshme për të përballuar kostot në rritje të punimeve bujqësore.
Një tjetër shqetësim që mbetet mes fermerëve është frika nga importi i mollëve nga jashtë, që mund të ndikojë negativisht në çmimet e tregut vendas dhe të dëmtojë prodhuesit vendas.
© SYRI.net