Reshjet e dendura të orëve të para të mëngjesit kanë sjellë përmbytje të mëdha në qytetin e Durrësit, duke rrezikuar banorët dhe infrastrukturën.
Një nga zonat më të prekura është konvikti i Beqir Qelës, ku pamjet dramatike tregojnë ujë që ka depërtuar brenda ambienteve, duke krijuar një situatë alarmante për studentët dhe stafin.
LEXO EDHE: Përmbytet tregu në Durrës, bizneset ‘notojnë’ në ujë
Banorët dhe të pranishmit në zonë shprehen se prej orësh situata mbetet pa asnjë ndërhyrje efektive nga autoritetet vendore.
Rruga e përmbytur dhe ambientet e mbushura me ujë tregojnë neglizhencën e institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës kritike.
Ndërkohë, ekipet e emergjencës duket se po reagojnë me vonesë, ndërsa qytetarët kërkojnë veprime urgjente për të parandaluar dëmet e mëtejshme dhe për të garantuar sigurinë e studentëve dhe banorëve.
Pamjet nga konvikti i Beqir Qelës nxjerrin në pah pasojat serioze të reshjeve dhe mungesën e përgjegjësisë së institucioneve.
© SYRI.net