Kanë mjaftuar disa orë shi dhe Durrësi të zgjohet baras me nivelin e detit, ku tashmë është bërë rutinë që sa herë ka reshje atje, qyteti bregdetar përmbytet.
Përmbytjes dhe shirave të dendur nuk i ka shpëtuar as tregu industrial, i cili është në ‘pushtetin’ e ujit, duke bërë që bizneset të mos i ngrenë qepenat për tregti këtë të enjte.
Siç shihet dhe nga pamjet e ofruara nga Syri, uji ka vërshuar brenda tregut, duke pamundësuar hapjen e tyre nga tregtarët.
Si e vetmja e ardhur për ta, një prej tregtarëve ‘noton’ pranë biznesit të tij të përmbytur, ndërsa deri më tani institucionet edhe pse kanë qenë në dijeni të reshjeve të dendura të shiut nuk kanë marrë asnjë masë për t’u ardhur në ndihmë.
Qarku i Durrësit është një prej qarqeve që preket më shumë nga reshjet, duke u përmbytur, ndërsa dëmet në banesa e shtëpi llogariten në miliona lekë.
Përmbytjeve nuk i ka shpëtuar as konvikti i shkollë profesionale 'Beqir Çela' në Durrës, ku tashmë ka nisur edhe viti i ri shkollor.
© SYRI.net