FESTA E VILËS MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË KUKËS  MUZIKË, ARGËTIM E EMOCIONE MES BANORËVE DHE TË FTUARVE

FESTA E VILËS MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË KUKËS MUZIKË, ARGËTIM E EMOCIONE MES BANORËVE DHE TË FTUARVE

14:23, 11/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kthyer tashmë në një traditë, mes peizazhit piktoresk të “Lakut të Erës” në Vilë. Festa e Vilës në Kukës bëri bashkë mijëra banorë të zonës, por jo vetëm.

Në një prej ngjarjeve më të mëdha në çelje të sezonit turistik të verës, u mblodhën të ftuar specialë, artistë, gazetarë dhe figura të ardhura nga diaspora.

Të pranishmit festuan dhe u argëtuan së bashku nën ritmet e muzikës, me artistë të njohur si Arif Vladi, Kastriot Tusha, Anxhela Peristeri, Gold AG dhe shumë të tjerë.

Çdo gjë gjatë festës ishte falas për të gjithë të pranishmit, e mundësuar nga organizatorët, duke e kthyer këtë ditë në një moment bashkimi, gëzimi dhe emocionesh për komunitetin dhe të ftuarit.

Festa e Vilës është ndër të tjera një manifestim i kulturës, traditës dhe turizmit, me qëllim për t’i kthyer Vilës madhështinë e dikurshme.

Një moment i veçantë i festës ishte përgatitja e gatimit të njohur tradicional spanjoll, paeja, e cila u shpërnda falas për mbi 5 mijë të ftuar.

Qëllimi i Festës së Vilës është ta bëjë zonën, ndër më të bukurat e krahinës së Lumës në Kukës, më të njohur dhe një atraksion për t’u mos u humbur nga turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco