FOTOLAJM/ Ariu i vogël i murrmë 'kapet' duke u freskuar në Liqenin e Prespës

FOTOLAJM/ Ariu i vogël i murrmë 'kapet' duke u freskuar në Liqenin e Prespës

21:52, 24/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ari i vogël i murrmë është fotografuar në bregun e liqenit të Prespës. Për shkak të temperaturave të larta që kanë arritur deri në 39 gradë celsius, kanë bërë që ariu i cili ka si habitat Parkun Kombëtar të Prespës, të dalë te liqeni për tu freskuar.

Ariu i murrmë, gjitari më i madh në Evropë, banon në zonat pyjore malore në pellgun ujëmbledhës të Liqenit të Prespës. Renditet si lloj prioritar dhe ka vëmendje të veçantë për ruajtjen e tij në Europë, pasi përfshihet në Shtojcën e II-të dhe të IV-ët të Direktivës së BE-së për Habitatet.

Pyjet janë shtëpia e tij, por gjithashtu edhe hapësirat e hapura dhe shkurret frutore. Herë pas here, ky gjitar shihet në zonat fushore pranë pemishteve dhe mbi vijën e sipërme pyjore, sepse e tërheqin bagëtitë që kullosin, manaferrat dhe farat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco