SYRI TV/ Dëmtohet ura e vjetër e aksit Milot-Lezhë, këmbët e urës dëmtohen nga erozioni

16:25, 13/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Degradon ura mbi lumin Mat, në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot. Mungesa e mirëmbajtjes, ka bërë që këmbët e urës të anohen, duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e automjeteve. Këta të fundit shprehen se ura po kthehet në rrezik.

Ura mbi Lumin Mat në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Milot, shumë shpejt pritet të ketë fatin e asaj të zogut. Drejtuesit e automjeteve shprehen se mirëmbajtja apo dhe investimet në këtë urë kanë munguar  që prej kohës kur është ndërtuar. 

Këmbët e strukturës kanë dalë në sipërfaqe dhe janë anuar në disa vende, ndërsa hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.

Që prej ndërtimit të superstradës Lezhë-Laç ura e vjetër e  mbi lumin mat nuk po merr vëmendje, pavarësisht se numri i automjeteve që kalojnë aty është i konsiderueshëm. Autoritet lokale në Lezhë thonë përmes shkresave ju ka përcjellë shqetësimin institucioneve qendrore, por deri tani asnjë masë nuk është marrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco