Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

SYRI TV/ Dëbora e pranverës zbardh Shqipërinë, reshje dëbore në Kukës, Dibër, Shkodër, Korçë

18:17, 21/04/2024
A+ Aa A-

Moti i keq në vend ka sjellë reshje dëbore duke zbardhur veriun dhe juglindjen. Në disa fshatra në zonat malore, në Qarkun Korçë, Shkodër, Kukës e Dibër, trashësia e dëborës ka arritur disa centimetra duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë në Vlorë, ka patur përmbytje të disa akseve rrugore për shkak të reshjeve intensive të shiut.

SYRI TV

Ulja e temperaturave, ka perfshire vendin nga reshje intensive shiu dhe debore duke shkaktuar probleme ne qarkullimin e mjeteve.  Debora e pranveres ka zbardhur veriun dhe julindjen e vendit.

Ne qarkun e Kukesit, rruga e Kombit eshte perfshire nga reshje debore, duke krijuar prezence akulli kryesisht në segmentin Fan- Kolsh.  Per shkak te motit te keq, ne kete segment eshte shenuar nje aksident, ku nje automjeti ka rreshkituar dhe ka dale nga rruge duke u përplasur me bankinën anësore. Ne mjet udhëtonin 3 persona, por fatmiresit nuk kane pesuar lendime. Kjo ka krijuar edhe bllokim te autostardes ne krahun per Kukes per 10 minuta, per shkak te largimit te automjetet te aksidentuar.

Edhe ne qarkun e Dibres ka patur reshje debore ne qytetin e Peshkopise, ku temperaturat jane ulur 0 grade celsius.  Në zonat malore ne qarkun Diber, mbi 700 metra, ka mbi 5 cm borë, ndërsa në qytet nuk ka vënë shtresë. Në baypasin e Murrizit dhe në aksin Peshkopi - Kukës, ka rreth 5 cm, ku qarkullimi behet me goma dimerore. 

Ne qarkun Shkoder, reshjet debore kane perfshire aksin Boge-Theth, Pukë-Fushë-Arrëz-Qafë-Mali.ku qarkullimi mehet me goma dimerore. Makinat borepasttuese jane ne terren per largimin e akullit nga rruga.

Edhe ne zonat malore ne juglindje ka patur reshje debore. Ne Voskopje dhe fshatrat turistike te Dardhes e te Devollit te Siperm ka patur reshje instesive ku trashesia e dëbores ka arritur disa cm.

Ndersa jugu i vendit eshte perfshire nga reshje intensive shiu. Disa rruge ne qytetin e Vlores jane përmbytur, ku rruget dhe trotuaret jane nen uje. Kjo ka sjelel paralizimin e qarkullimit te automjetev dhe veshtiresi per kalimtaret.

Situata me e renduar eshte ne rrugen e Rilindjes, e cila permbyete sa her ka reshje shiu. Perves saj, rruget e permbytura jane  ne lagjen 28 Nëntori ne segmentet e brendshme të zonës së Kishës Ortodokse dhe Bilblotekës " Shefqet Musaraj",Kryqëzimi I njohur si "Shkolla e Naftës" Lagjen Pavarësia, ne aksin lidhës I rrugës Trasballkanike dhe Bulevardit " Ismail Qemali", kryqëzimi I njohur si " Albano dhe Romina", - ne Lagjen Isa Boletini, ne akset e brendshme kryesisht  zona pas vijës së parë të bulevardit, -dhe ne Lagjja 24 Maji" ne Pallatet e Gorishtit dhe zona që lidhet me pjesën periferike.

Kjo situata nxjerr zbulur edhe problemet me mosfunksionim dhe pastrimin e kanalave kullese nga bashkia Vlore.  Banoret e zones shprehen te irritur nga kjo situate duke akuzuar bashkine qe nuk ka pastruar kanalet kulluese te qytetit.

Ndersa ne aksin rrugor Berat-Poliçan dhe Poliçan –Skrapar per shkak te motit te keq, ka patur rrëshqitja te  gurëve dhe dherave nga shpatet e malit përgjatë këtij aksi, duke vështirësuar qarkullimin e automjeve drejt Poliçanit dhe Skraparit.Rrënia e gurëve në krahun e faqes kodrinore,ka bllokuar njerin sens te rruges. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco