Urgjenca e QSUT jashtë funksionit, Alimehmeti: Përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë

Urgjenca e QSUT jashtë funksionit, Alimehmeti: Përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë

20:20, 12/04/2024
A+ Aa A-

Urgjenca në QSUT vijon të jetë jashtë funksionit kur kanë kaluar më shumë se dy muaj nga zjarri që përfshiu dhomën e baterive në katin përdhe.

Në këto kushte shërbimi po ofrohet nga dy spitalet universitare, Shefqet Ndroqi dhe Spitali i Traumës. Epidemiologu Ilir Alimehemti në një intervistë për Euroneës Albania, fajëson për gjithçka ka ndodhur Ministrinë e Ahëndetësisë.

Duke paralelizuar situatën e zjarrit në QSUT me zjarrin në spitalin Covid në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, Alimehmeti është pozitiv që ngjarja është mbyllur pa jetë të humbura.

Për Alimehmetin, gabimi i bërë nga Ministria e Ahëndetësisë është edhe nxjerrja jashtë funksionit të urgjencës së vjetër të QSUT, e cila mund të shërbente në këtë situatë.

Ndryshe nga sa parashikon ligji, Alimehmeti thotë se, Ministria e Shëndetësisë nuk ka një strategji B që do të mund ta vinte në funksion në këtë situatë e po ashtu asnjë pjestar I stafit nuk është i trajnuar për të reaguar në situata alarmi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco