Anticikloni afrikan drejt juglindjes së Europës, pritet rritje e temperaturave në të gjithë vendin Ura e Drinit, Kukës

Anticikloni afrikan drejt juglindjes së Europës, pritet rritje e temperaturave në të gjithë vendin

08:15, 11/04/2024
A+ Aa A-

Anticikloni afrikan po fuqizohet drejt juglindje se Europës ku presim rritje të temperaturave në të gjithë vendin.

E enjte, 11 prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare në jugperëndim. Pasdite priten kthjellime. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      10/27°C

- Zonat e ulëta       12/30°C

- Zonat bregdetare 16/28°C

Kosovë

Kosova për dt. 11 Prill 2024 do të ketë kthjellime. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 9°C – 11°C në mëngjes deri në 21°C –24°C gradë Celsius në mesditë.

E premte, 12 prill 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim verilindje (NE) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

- Zonat malore      12/28°C

- Zonat e ulëta       10/30°C

- Zonat bregdetare 16/28°/ Sipas RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco