Thellohet skandali i varrezave, zhduken 200 varre fëmijësh

22:55, 29/03/2024
A+ Aa A-

Vijon të thellohet skandali i varrezave të Tufinës. Të tjerë qytetarë kanë denoncuar rastet e tyre në emisionin ‘Piranjat’, ku përveç zhvarrosjes, shitjes së tokave nga dy herë, varrit masiv të foshnjeve, dalin në pah me qindra raste kur eshtrat e të vdekurve i kanë zhdukur. Drejtoresha e shërbimeve funerale Raimona Shino nuk arrin të argumentojë arsyet se pse ka betonuar varrin masiv të Tufinës, teksa tenton të fshehë gjurmët e krimit.

Nga Syri TV

Piranjat e nisën sezonin e ri me investigimin e fortë nga varrezat e Tufinës, ku muralja e fëmijëve ishte kthyer në një kanal që i ngjante një varri masiv më shumë se një vendi prehje për shpirtat e humbur. Menjëherë pas publikimit të pamjeve makabre, Bashkia e Tiranës nxitoi të mbulonte skandalin e madh të varrezave të Tufinës, duke betonuar pamjen e atij varri masiv. Denoncimet në redaksinë e Piranjave kanë qenë të shumta, për personat që nuk gjejnë gjurmët e varreve të fëmijëve. I tillë është dhe rasti i Ilirit që jeton në Francë dhe Vjollcës nga Tirana, e cila rrëfen historinë e dhimbshme.

Vjollca së bashku me ekipin e Piranjave nisën kërkimet, me ndihmën e një varrmihësi që jep detaje shokuese.

Vjollca nuk heq dorë dhe mundohet ta kërkojë me regjistër. Por përgjigjja që merr është shokuese.

Drejtoresha e shërbimeve funerale Raimona Shino, ka një përballje të fortë me gazetarin Eraldo Harlicaj, i cili e përball me shkeljet e ligjit. Por ajo nuk arrin të argumentojë arsyet se pse ka betonuar varrin masiv të Tufinës, duke tentuar të fshehë gjurmët e krimit.

Varrezat e Tufinës fshehin një makth të vërtetë, pasi përveç zhvarrosjes, shitjes së tokave nga dy herë, varrit masiv të foshnjeve, të shumta janë edhe rastet kur eshtrat e të vdekurve i kanë zhdukur dhe nuk gjenden askund. E teksa bashkia mundohet të fshehë gjurmët, këto fakte duhet të jenë kambanë larmi për institucionet e drejtësisë.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco