KAFE SHQETO/ Sharka: Fermeri ynë merr 15 herë me pak subvencione

11:29, 22/03/2024
A+ Aa A-

Eduart Sharka, nga Departamenti i Bujqësisë në PD, ishte i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV.

Ai komentoi tregun shqiptar, i cili fatkeqësisht është i mbushur plot me produkte të huaja, ndërkohë që fermeri shqiptar nuk ndihmohet.

Sharka u shpreh se, sipas një studimi, fermeri shqiptar merr 15 herë me pak subvencione nga fermeri i Europës.

Është një sektor i rëndësishëm dhe i domosdoshëm dhe për ta mbajtur të gjallë dhe në aktivitet duhet ndihmuar, dhe e vetmja rrugë kryesore është injektimi i parasë publike në forma të ndryshme, në formën e subvencioneve etj, etj, për të krijuar kushte të nevojshme për fermerët.

Gjithashtu dhe ruajtja e resurseve natyrore dhe adoptimi me kushtet klimatike, politika këto që kanë ngritur dhe fermerët europianë në protestë.

Por ku jemi ne?

Ne kemi ushqimet më të shtrenjta në rajon dhe në Europë, me çmime te paarsyeshme për popullsinë, sepse një shqiptar shpenzon rreth 45 përqind të rrogës për të blerë ushqime, kurse një europian harxhon 15 përqind.

Ne jemi në diskriminim të fermerëve, unë e kam thënë dhe herë tjera, në rast se duhet ta shikojmë sa e emancipuar është një shoqëri, një nga indikatorët kryesorë për ta kuptuar ëeshtë se sa ajo i mbron fermerët me subvencione.

Tek ne fermeri shqiptar merr 15 herë me pak subvencione nga fermeri i Europës dhe 5 herë më pak se ai i rajonit.  

Duhet të theksoj një gjë, që një qeveri që dëshiron të qeverisë dhe jo të sundojë, interesohet dhe implementon politika se nuk ka nevojë për shpikje, por ne kemi ne kemi një qeveri që synon të sundojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco