Shqiptarët janë populli më i palumtur në Europë/ Aktivisti: Kemi lënë pas edhe Rusinë, që është shtet në luftë

11:21, 21/03/2024
A+ Aa A-

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë në Indeksin e Lumturisë, një publikim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), i cili publikohet në kuadër të Ditës së Lumturisë, që është 20 marsi.

Shqipëria renditej në vendin e 90, nga 146 shtete gjithsej, ndërsa nga shtetet e Europës lë pas Turqinë, që është në vendin e 112.

Në kontrast nga shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës renditen populli më i lumtur në rajon dhe ndër më të lumturit në botë, duke u renditur në vendin e 32, pothuajse njësoj sa italianët e spanjollët.

Arbër Kola, aktivist i ftuar mëngjesin e sotmë në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se fatkeqësisht vendi ynë në statistikat europiane/botërore mbetet në nivele relativisht të ulëta sa i përket nivelit të lumturisë duke marrë për bazë: të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.

“Ne ose jemi në vend të parë për raportet negative, ose jemi në vend të fundit për raportet pozitive”-u shpreh aktivisti.

Arbër Kola:

“Unë të them të drejtën po shikoja pak tabelën e statistikave dhe vura re disa shqetësime, ku ne linim pas Rusinë që është një popull në luftë, pra ne jemi më të palumtur se Rusia.

Turqia sakaq ka ndryshuar raport në krahasim me vendin që ka qenë vitet e kaluara. Por ne nuk është se kishim lëvizur, mund të kemi lëvizur në krahasim me vendet e tjera, por me pikët jemi të njëjtë.

Ndoshta pakënaqësia me popujt e tjerë ka ndikuar për shkak të problemeve botërore, pra krizave botërore, por ne jemi në të njëjtin nivel, as nuk jemi rritur as nuk kemi qenë më poshtë.

Kosova që unë shpesh e marr si shtet që ka çerek shekulli, pra 15 vite shtet, është një vend për t'u lakmuar, pasi është i njëjti popull siç jemi ne shqiptarët, por ka të bëjë mënyra se si qeveriset Kosova.

Ne ose jemi në vend të parë për raportet negative, ose jemi në vend të fundit për raportet pozitive. Duke qenë se dhe dje ishte ‘Dita Ndërkombëtare e Lumturisë’ dhe duke ju referuar të dhënave europiane dhe botërore, pasi po të marrin parasysh të dhënat shqiptare ne jemi populli më i lumtur në botë, pra do kemi atë fasadën që e bëjnë këta tanët.

Klea Sula/Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco