Denisa Hoxha: Lidhja mes përdorimit të canabisit dhe skizofrenisë tek adoleshentët, fatkeqësisht është mjaft e lartë

Denisa Hoxha: Lidhja mes përdorimit të canabisit dhe skizofrenisë tek adoleshentët, fatkeqësisht është mjaft e lartë

10:24, 19/03/2024
A+ Aa A-

Mjekët dhe psikologët kanë vënë re me shqetësim rritje të numrit të të rinjve që jo vetëm janë përdorues të lëndëve narkotike, por edhe që kanë krijuar varësi nga droga.

Grupmosha më problematike mbeten adoleshentët nga 17 deri në 19 vjeç.

Denisa Hoxha, psikiatre e ftuar mëngjesin e sotëm në’Kafe Shqeto’ ka treguar se adoleshëntët e prekur nga përorimi i lëndëvë narkotike, fatkeqësisht po humbasin lidhjen me realitetin pasi preken nga psikoza (shkëputje e realitetit).

Denisa Hoxha:

"Fatkeqësisht këto lloj drogërash nëse konsumohen në një moshë të hershme mundësia që ata të shkaktojnë një dëm të biokimikes së trurit është shumë e lartë.

Lidhja mes skizofrenisë dhe konsumit të canabisit është shumë e lartë tek këta adoleshentë, të cilat po i lënë pasoja mjaft të rënda.

Ne kemi pacientë që vijnë në urgjencën ku punoj, në një moshë 15-16 vjeçare të cilat shfaqin psikioza, (shkëputje nga realiteti), dëmtime të gjumit, dëmtime të humorit, nervozizëm, ulje e rendimentit shkollor.

Pasojat janë shumë të rënda dhe një prej tyre është skizofrenia, për të cilën janë bërë humë studime. Një studim i kryer në një Universitet Shqiptar tregon se lidhja mes skizofrenisë dhe konsumit të canabisit është shumë e lartë, dhe skizofrenia nuk është shaka, pasi fatkeqësisht është e pakthyeshme.

Një nga sfidat që psikiatria ka sot, është kur shikon të rinjtë që kanë halucilacione auditive apo vizive, duke parë dhe dëgjuar gjëra që nuk ekzistojnë, bindje të pandryshueshme duke mos pranuar as terapi. Pra pasojat janë mjaft të rënda, kjo situatë nuk ëhstë shaka dhe unë e kam bërtitur shpesh-herë këtë gjë.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco