SYRI TV/ Skandal në Fier, të sëmurës i heqin KEMP-in, 32-vjeçarja tetraplegjike

14:11, 17/03/2024
A+ Aa A-

Një rast skandaloz është regjistruar në fshatin Vreshtaz të Fierit, ku një vajze tetraplegjike, prej katër muajsh i kanë ndërprerë kempin pa i dhënë shpjegim.

Vajza dergjet në shtrat që prej lindjes, ndërsa prindërit tregojnë se prej muajit dhjetor të vitit 2023, vajzës së tyre nuk i jepet më pagesa e kempit.

Ata tregojnë se në institucionet përkatëse i kanë mbyllur dyert, duke mos u dhënë shpjegim për hallin e tyre.

SYRI TV

32-vjeçarja Cinxife Nazëraj, dergjet në shtrat prej ditës së lindjes.

Ajo është Tetraplegjike, ndërsa prej lindjes dhe deri në muajin nëntor të vitit 2023, 32-vjeçarja e Sëmurë është trajtuar me KEMP, ndërsa nëna e saj Lulëzime, merrte pagesë kujdestarie.

Por, çuditërisht, në muajin dhjetor të vitit 2023, pa asnjë shpjegim nga institucionet, të sëmurës në fshatin Vreshtaz të Fierit, i kanë ndërprerë kempin.

Besniku dhe gruaja e tij Lulëzimja tregojnë se kanë shkuar në njësinë administrative Cakran, në bashkinë Fier, në zyrën  përkatëse në Fier por askush nuk ia ka dhënë shpjegime se përse e kanë hequr pagesën.

Peripecitë e bashkëshortëve Nazëraj së bashku me vajzën e sëmurë  shkojnë deri aty sa për vizitë e kontroll ja kërkojnë  që të shkojnë tek KEMPI Epror në Tiranë së bashku me vajzën e sëmurë. Sipas tyre, KEMPI Epror në Tiranë,  nuk po u kthen përgjigje për ndërprerjen e beftë të pagesës për vajzën.

Skandali thellohet më tej, ku sipas nënës së vajzës, Lulëzimes, dy shtetase që i janë prezantuar si punonjëse të KEMPIt, e kanë marrë në telefon nëpërmjet Whatsupp, duke i kërkuar që vajzën ta ngrejë në këmbë, ndërsa sipas saj, nuk kanë munguar as talljet nga dy punonjëset.

Çifti Besnik dhe Lulëzime Nazëraj, kërkojnë reagim nga institucionet për rastin e vajzës së tyre, e cila prej tre muajsh nuk përfiton pagesën e kempit, e nevojshme kjo për t`i blerë medikamentet dhe plotësuar nevojat e tjera vajzës tetraplegjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco