Krimet e adoleshentëve, psikologia: Shifra alarmante, nevojë e menjëhershme për ndërhyrje

10:08, 14/03/2024
A+ Aa A-

Të rinjtë janë shndërruar në një problem të vërtetë për organet ligjzbatuese.

Por edhe me shqetësuese është situata kur bëhet fjalë për modelet, të cilat ndjekin apo apasionohen të miturit dhe tendenca për të qenë të fortë apo për t’u shfaqur si të tillë, teksa i gjejmë të fotografohen, me armë e me makina të shtrenjta duke i shpërndarë këto në rrjetet sociale.

Sipas psikologëve shkaqet e këtyre ngjarjeve kanë të bëjnë me edukimin familjar, por dhe modelet e të fortëve që të rinjtë tentojnë të imitojnë bazuar në atë çka transmetohet në median elektronike dhe rrjetet sociale.

Renisa Beqiri, psikologe klinike dhe pedagoge e ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se fatkeqësisht shifrat janë alarmante dhe ajo ç’ka është vënë re lidhet me vëmendjen që i është kushtuar këtyre fëmijëve gjatë edukimit të tyre.

Renisa Beqiri:

“Situata në fakt është alarmante dhe shifrat janë alarmante dhe shpesh-herë ne psikologët e gjejmë vetën duke biseduar më njëri-tjetrin se çfarë ka që nuk shkon, çfarë është ajo që po çalon në institucione, shkolla apo familje, pra çfarë është ajo që mungon.

Ajo që ne kemi vënë e dhe kemi konstatuar lidhet me vëmendjen që i është kushtuar këtyre fëmijëve gjatë edukimit të tyre.

Po të marrim në konsideratë prindërit që tashmë janë në punë, jeta është shumë e shtrenjtë dhe ju duhet që të punojnë një apo dy punë që të sigurojnë të ardhura materiale për familjen e tyre, që sigurisht ka kosto për anën e edukimit të fëmijës.

Nëse ti je shumë i fokusuar te pjesa e punës dhe vendos që fëmijën tënd ta rrisësh te gjyshërit apo me dado, asnjëherë nuk është ai impakti siç e rrit prindi vetë fëmijën e vet, pra është më tepër i updetuar me kohën, dhe prindi është personi që fëmija i ka sytë gjithë kohës aty.

Pra janë shumë elemente që e bëjnë fëmijën të lidhur me prindërin e vet dhe gjëja më e mirë do të ishte që ai të edukohej nga prindërit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe cilësisht, pra duke i mësuar se çfarë duhet apo nuk duhet bërë.”

Klea Sula/Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco