SYRI TV/ Përkeqësohet moti në vend, stuhi dhe erë në vijën bregdetare

16:20, 11/03/2024
A+ Aa A-

I gjithë territori i vendit tonë është përfshirë nga stuhi ere në formën e ciklonit. Zonat më të prekura janë në vijën bregdetare, ku era fryn mbi 70 km për orë. Nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, ende nuk ka situatë të përditësuar në lidhje me lundrimet. Deri ditën e dielë, kanë qenë të ndaluara disa linja lundrimi nga Porti i Vlorës dhe i Sarandës.

Sipas sinoptikanit Akil Osmani, i cili foli për edicionin informativ në Syri televizion, era e fortë do të jetë prezente gjatë gjithë ditës. Ai u shpreh se kjo situatë mund të sjellë probleme me lundrimet detare.

Akil Osmani u shpreh gjithashtu se në zona të ndryshme të vendit do të ketë edhe rënie temperaturash duke sjellë reshje shiu dhe dëbore.

Dhe në fakt, pasditen e së hënës, reshjet e dendura të shiut, kanë shkaktuar përmbytje masive në rrugët e Durrësit. Rrugët kryesore të qytetit janë bërë të pakalueshme, ndërsa situata paraqitet më problematike në periferi.

Zona më problematike është ajo në lagjen Nr.17, ku uji arriti disa centimetra në rrugë, duke shkaktuar probleme për mjetet dhe këmbësorët. Era e fortë ka shkaktuar ndërprje të energjisë elektrike për orë të tëra në Orikum,ndërsa  në Dukat e Llogora  energjia mungon prej 20 orësh. Era e fortë dhe mjegulla ka krijuar vështërsi edhe  në qarkullimin e makinave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco