Kriza demografike prek arsimin shqiptar, Lami: Ndërhyrjet në këtë fushë duhet të jenë të menjëhershme

11:09, 11/03/2024
A+ Aa A-

Kriza demografike po jep pasoja negative edhe në sektorin e arsimit.

Të dhënat zyrtare nga Portali i Mësuesit tregojnë se në bashkitë e Kukësit dhe Dibrës ka mungesa akute për mësues matematike, teksa shkollat periferike të vendit po vuajnë për mësues në profilet kryesore.

Mungesa e burimeve njerëzore në arsim po prek edhe Tiranën, teksa në nivelin e mësuesve ekzistues, vihet re problematika e aftësive.

Adriatike Lami, specialiste e arsimit parauniversitar dhe drejtore e 'Woodrow Wilson International', e ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se është e pamjaftueshëm kriteri që një mësues të ketë mbaruar minimalisht vetëm bachelorin, që të merret edukimi i nevojshëm për brezat që fillojnë ciklin e ulët nga mosha 3-vjeçare.

Adriatike Lami:

"E lexova me vëmendje analizën për lëvizjen demografike dhe problemet që ata kanë krijuar në arsimin shqiptarë, ku një pjesë e probematikave janë të njohura pasi janë diskutuar edhe më parë, disa prej atyre pikave mund të konsiderohen vërtetë shqetësuese. 

Kjo sepse krahsas problematikave që ka arsimi sot, shqetësimet për problematika në rrisk të madh i bie që ndërhyrjet në arsim duhet të jenë të menjëhershme të paktën në ato tregues që ne si vend kemi mundësi t’i riparojmë.

Ajo që vuri në pikëpyetje në këtë fazë ishte fakti, që aty kishte një tregues të rëndësishëm për zhvillimin profesional të mësuesve ku konstatohej se niveli i mësuesve të arsimit të ulët kishin performancën më të uët, kjo për mua është shumë shqetësuese, pasi aty filon edukimi dhe shkollimi i fëmijëve.

Un mendoj që është e pamjaftueshëm kriteri që një mësues të ketë mbaruar minimalisht vetëm bachelorin, pasi është e pamjaftueshëm që me aq të merret edukimi i nevojshëm për brezat që fillojnë ciklin e ulët nga mosha 3-vjeçare."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco