SYRI TV/ Festohet 7 Marsi në shkollat e vendit, nxënësit me lule e dhurata në duar

19:13, 07/03/2024
A+ Aa A-

7 marsi është pritur edhe këtë vit me festë dhe lule në shkollat e vendit. Atmosfera e festës së mësuesit është ndjerë edhe në shkollat e qytetit të Shkodrës. Në shenjë vlerësimi dhe dashurie, shumë nxënës tregojnë se zgjodhën lulet për t’i shprehur urimin mësuesve per festën e 7 Marsit, megjithatë nuk kanë munguar as dhuratat me vlera të ndryshme monetare.

Festa e mësuesit është pritur me gëzim edhe në shkollat e Elbasanit. Teksa treguan rëndësinë e figurës së mësuesit dhe dhuratat që u kanë bërë atyre, nënësit shprehën urimet për festën e 7 marsit.

7 marsi është festuar edhe në qytetin e Durrësit, ku nxënësit u drejtuan në shkollat e tyre me lule e dhurata në duar.

Edhe këtë 7 mars dhuratat ishin ne qendër te festes, ndonëse çdo vit e me te kushtueshme. Këpucë, çanta, parfume, aksesorë e deri tek paratë e futura ne zarf për mësuesen kujdestare apo edhe të lendeve te tjera.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco