Erisilda Shpata: Bashkia e Durrësit, një nga qarqet me numrin më të lartë të dhunës në familje

10:35, 05/03/2024
A+ Aa A-

Dhuna, edhe pse një fenomen i urryer botërisht, vazhdon të jetë prezente në shoqërinë shqiptare.

Viktima të saj janë më së shumti gratë dhe fëmijët. Ndërsa puna e strukturave shtetërore kundër dhunës në familje dhe ndaj grave mbetet ende larg rezultateve të dëshiruara.

Erisilda Shpata, ka pohuar për 'Syri Televizion' në emisionin e mëngjesit se Bashkia e Durrësit renditet si një nga qarqet me numrin më të lartë të dhunës së raportuar, për vitin 2023, ku në total ka pasur rreth 722 raste të denoncuara.

Sipas avokates, në statistikat e nxjera nga bashkia për 185 aplikime të kryera, si shkak i dhunës në familje, vetëm 5 gra dhe vajza kane qenë përfituese të programit të strehimit social.

Intervista e plotë:

“Nëse flasim për dhunën në familje, Durrësi renditet në një nga qarqet me numrin më të lartë të dhunës së raportuar, për vitin 2023 ku në total janë 722 vepra të raportuara vetëm në Bashkinë e Durrësit, nga të cilat 444 kane qenë urdhëra të menjëhershëm mbrojtje.

Vetëm në fillimin e këtij viti, pra në dy muajt e parë kemi 59 urdhëra të menjëhershëm mbrojte të lëshuara deri në këto momente, ndërsa nëse flasim për numrin e grave përfituese të programeve të strehimit social, unë ditën e djeshme nxora statistikat nga Bashkia e Durrësit, sipas dokumentave të publikuara prej tyre, për vitin 2023 nga nga 185 aplikime të kryera, vetëm 5 ishin gra dhe vajza përfituese. 

Megjithatë, as këtu nuk ishte përcaktuar saktë statusi i tyre, si viktima të dhunës në familje për të përfitimin e këtij programi. Kam asistuar shumë gra dhe vajza pre e dhunës në familje, ashtu si zonja që ishte në linjë telefonike pak minuta më para, për të aplikuar në këto programe.

Problem i parë që do të doja ta veçoja ishte se nëse je në proçes zgjidhje-martese, pra ti ke vendosur ti japësh fund dhunës dhe e ke statusin e viktimës së dhunës në familje, por sistemi nuk të lejon të aplikosh dhe të shpallës fituese në fund, për sa kohë aplikimi duhet të kryehet përmes portalit qeveritar e-Albania, do të duhet të do duhet të ngarkohen të gjitha dokumentat, jo vetëm të gruas dhe fëmijëve të saj, por edhe të bashkëshortit.

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco