Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka

Katër vite pas tërmetit ende pa shtëpi, Shpresa Guci: Jam në mes të 4 rrugëve, qeveria nuk më ka dhënë asnjë ndihmë

09:51, 15/02/2024
A+ Aa A-

Katër vite pas tërmetit të 2019-ës , shenjat e shkatërrimit janë ende të pranishme, ndërsa rindërtimi ecën me ritme të ngadalta. Shumë ndërtesa mbeten të papërfunduara, duke lënë mijëra në streha të përkohshme.

Vonesat, fondet e pamjaftueshme, ndërprerja e bonusit të qirasë, bëjnë që edhe këtë vit qindra banorë të presin që viti i ardhshëm t’i kthejë në shtëpitë  e tyre, shkruan Albanian Center for Quality Journalism.

E ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ Shpresa Guci një nga qytetaret e prekur nga tërmeti i vitit 2019 i cili fatkeqësisht e la pa një “çati mbi kokë” , shprehet se prej katër vitesh jeton në rrugë dhe qeveria nuk i ka dhënë asnjë zgjidhje.

Shpresa Guci (denoncuese)

“Kam 4 vite që jetoj në mes të katër rrugëve dhe asnjë zgjidhje nuk më kanë dhënë deri tani. Me dy fëmijë të vegjël të sëmurë të jetosh në një kontinier, me një ndihmë ekonomike.

Laj me ujë të ftohtë të cilin e mbush jashtë me krahë dhe ndihma ekonomike është 48 mijë lekë të vjetra në muaj.

Asnjë nuk më ka ardhur të më trokasi në derë, jam vetë burrë vetë grua për hallet e mia, askush nuk më ka ardhur për të pare gjendjen time. Që kur ka ardhur kryetarja për herë të pare ka thënë do të ndërtoj shtëpi etj,por ishin të gjith ‘përralla me mbret’.

Kur ra tërmeti dhe dolën letrat për DS2 erdhën inxhinierët dhe na nxorën ndërtesën për prishje pra të pabanueshme, dhe prej asaj dite nuk ka ardhur më askush për të trokitur në derë.

I kam dorëzuar të gjitha letrat në bashki, më thanë shumë shpejt do të bëheni me shtëpi por ende asgjë”.

Klea Sula/Syri.net

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco