Gjergji Kollumbi denoncon ambulancën nr.8, nuk i vizituan vajzën pas shumë orësh pritje

09:44, 12/02/2024
A+ Aa A-

Gjergj Kollumbi, krijues kontenti vizual i ftuar mëngjesin e sotëm ka sjellë në pah për audiencën një denoncim të një rasti në poliklinikën numër 8 në kryeqytet.

Sipas Kollumbit, bashkëshortja e tij ka dërguar vajzën për një kontroll pasi shfaqte disa probleme shëndetësore dhe mjekja përveçse e ka lënë të priste me orë të tëra në radhë, nuk e ka lejuar më pas as të futej brenda me pretendimin se nuk ishte mjekja e familjes.

Gjergj Kollumbi:

"Fatkeqësisht më erdhi shumë keq me thënë të drejtën sepse te kjo poliklinikë unë kam rreth 15 vite që çoi fëmijët dhe nuk më kishte ndodhur kurrë diçka e tillë. Zakonisht fëmijët e mi sëmuren rrallë dhe shkoj në poliklinikë një herë në dy-tri vite dhe nuk i di shumë gjërat që kanë ndyshuar.

Gjëja që më shqetësoi më shumë ishte fakti se bashkëshortja më dërgonte foto vazhdimisht të situatës, aty nuk kishte as maskë që as 30 lekë të vjetra nuk bën dhe normalisht, duhet të ketë që te recepsioni.

Teksa kishte dy orë që priste, doktoresha i bëri një bllokadë dhe i tha të mos bënte as një hap të qëndronte aty pasi ti nuk je në kartelën time, i kishte thënë.

Kudo kur kemi shkuar,  kur kemi pasur një problem edhe kur nuk ka qenë mjekja e famijes aty, doktoresha që ka qenë prezente na ka vizituar, na ka dhënë zgjidhje.

Nuk e di se çfarë ka ndodhur, është ndonjë rregull i ri që nuk vizitohen më fëmijët? Ke punë dhe do që të ikësh e të kesh sa më pas njerëz? Aty po mbaheshin fëmijët 30-40 min në radhë.

Unë nuk e di këtë lloj mënyre pune dhe direkt pasi kthehem nga Roma, shkoj te poliklinika ku takova drejtoreshën e cila tha se kjo situatë është në rregull. Pra, nëse për drejtoreshën kjo ishte në regull, edhe per mjekët kështu do të ishte.

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco