Parashikimi i motit për ditën e nesërme, 23 janar

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, 23 janar

13:57, 22/01/2024
A+ Aa A-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta.

Moti parashikohet i kthjellët dhe vranësira mesatare në orët e mesditës.

Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore.

Era pritet të fryjë në orët e mëngjesit juglindje 1-5m/sek, nga orët e mesditës era ndryshon drejtim dhe pritet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bragdetare e lugina nga orët e mesditë fiton shpejtësi 10-14 m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore -7 deri 6°C

në zona e ulëta -1 deri 16 °C

në zona bregdetare 3 deri 17°C

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco