SYRI TV/ Fshati Petrushë në Pogradec pa investime, banorët: Rrugët janë amortizuar

14:03, 15/01/2024
A+ Aa A-

Fshati Petrushë në Pogradec përballet më infrastrukturë të amortizuar. Sikur të mos mjaftojnë ndërhyrjet nga bashkia për mirëmbajtje, së fundi rrugët janë dëmtuar nga ndërtimi i një ujësjellësi, i cili ka nisur, por nuk dihet se kur do të përfundojë.

Nga SYRI TV

Petrusha është një nga fshatrat e bashkisë Pogradec, e cila ndër vite ka pasur problematika për sa i përket infrastrukturës, ujësjellësit dhe kanalizimeve të ujërave të zeza.

Investimi i vetëm në fshat i cili ende nuk është  finalizuar është ujësjellësi.

Sipas banorëve projekti i nisur qëndroi pezull për rreth 2 vite ku nga investimi i ujësjellësit edhe infrastruktura e rrugës pësoj amortizim për shkak të ndërhyrjeve.

Problematikë, e cila ende nuk ka gjetur zgjidhje, thonë banorët, janë kanalizimet e ujërave të zeza. Ujërat e zeza dalin në sipërfaqe në kanalet anës rrugës duke sjellë aroma të pakëndshme dhe rrezik sëmundjesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco