Deri kur do të vazhdojë i ftohti polar? Meteorologu shpjegon për SYRI TV

11:21, 12/01/2024
A+ Aa A-

Shqipëria është mbërthyer nga një i ftohtë polar.

I ftuar në SYRI TV, për të diskutuar për këtë çështje, ishte meteorologu Hakil Osmani nga METEOALB.

Ai tha se vetëm kjo javë do jetë e ftohtë.

“Do vijojë rënia e temperaturave të ajrit dhe kjo vjen si pasojë e masave ajrore të ftohta që kanë depërtuar në Europën Juglindore, duke bërë që të preket edhe territori shqiptar.

Presim ditën e shtunë minimume që do presin në qarkun e Dibrës deri në minus 6 apo minus 7 gradë Celsius.

Pra dita e shtunë do jetë një ditë e ftohtë. Por edhe e diela do jetë ditë me temperatura të ulëta, edhe pse do kemi një rritje me një ose dy gradë të temperaturave.

Më e keqja ka kaluar. Më pas do kemi një rikuperim të temperaturave të ajrit, duke filluar nga e diela dhe javën tjetër do kemi temperatura në rritje. Vetëm kjo javë solli rënien e temperaturave që ishte e menjëhershme dhe e ndjeshme,” tha meteorologu.

I pyetur nëse do ketë reshje dëbore në Tiranë, ai tha se shanset janë të pakta, pasi temperaturat do jenë më të larta në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco