Blegtorët në protestë! Kundër çmimit të ri me të cilin u grumbullohet qumështi

Blegtorët në protestë! Kundër çmimit të ri me të cilin u grumbullohet qumështi

12:47, 09/01/2024
A+ Aa A-

Qindra blegtorë të krahinës së Lumit të Vlorës kanë protestuar për çmimin e qumështit, që ua tërheqin grumbulluesit e baxhove.

Në ditët e para të këtij viti, grumbulluesit, sipas blegtorëve kanë rënë në marrëveshje për të ulur çmimin me 30 deri në 40 për qind më të cilin grumbullojnë qumështin.

Kjo tentativë sipas protestuesve do të thotë falimentim, në një kohë që çmimet e produkteve të bulmetit jo vetëm që nuk ulen, por po rriten nga dita në ditë.

Duke qenë se zona e lumit të Vlorës mbështetet kryesisht te blegtoria, ulja e çmimit të qumështit, rrezikon shpopullimin e mëtejshëm të zonës.

Blegtorët kërkojnë edhe ndihmën e institucioneve shtetërorë që në pamundësi për të vendosur çmimet e tregut, të paktën të ndihmojnë me subvencione blegtorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco