Qarku i Kukësit nën petkun e borës, apeli i autoriteteve

Qarku i Kukësit nën petkun e borës, apeli i autoriteteve

11:33, 09/01/2024
A+ Aa A-

Rënia e temperaturave përgjatë 24 orëve të fundit është shoqëruar me reshje të dobëta bore në zonat e thella malore mbi 700 m dhe stuhi në qarkun e Kukësit. Në zonat e larta malore si në Shishtavec e fshatrat përreth ka patur mjegull të dendur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës informoi se të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme. Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë. Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e qarkut Kukës, përveç njësive Ujmisht,  Bushtricë, Grykë-Çajë, Kalis, fshatit Kolesjan në Bicaj dhe 40 abonentë të fshatit Vranisht.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal. Edhe Rruga e Kombit është përfshirë nga reshjet e borës, por sipas njoftimit të kompanisë mirëmbajtëse, sasia e saj është shumë e vogël. Sipas kompanisë temperaturat janë shumë të ultë dhe ka rrezik ngricash dhe lagështia e tepërt.

Rruga e Kombit monitorohet nga mjetet borëpastruese dhe kriposet herë pas here thuhet në njoftimin e kompanisë mirëmbajtëse.

Policia rrugore iu bën apel drejtuesve të mjeteve, që qarkullojnë në zonat me prezencë bore të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë dhe të respektojnë sinjalistikën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco