Lufta e ardhshme: Për ujin! - Nga Abdulla Diku

Lufta e ardhshme: Për ujin! - Nga Abdulla Diku

11:25, 09/01/2024
A+ Aa A-

"Shumë shkencëtarë e lider botërorë janë shprehur që lufta e ardhshme do të jetë ajo për ujin. Dhe mbase kjo për ujin është edhe lufta më llogjike që mund të bëhet pasi ka të bëjë direkt me vetë ekzistencën e kombeve."

Nga Prof. Abdulla Diku.

Uji është jetik për shëndetin tonë. Ai luan një rol kyç në shumë nga funksionet e trupit tonë, duke përfshirë sjelljen e lëndëve ushqyese në qeliza, largimin e mbetjeve, mbrojtjen e kyçeve dhe organeve si dhe ruajtjen e temperaturës së trupit.

Por përveçse është baza e jetës tonë, është i tillë edhe për produktet që ne konsumojmë çdo ditë.

Për shekuj, luftërat janë zhvilluar për burimet natyrore.

Nevoja për tokë, naftë, rrugë tregtare dhe mallra të tjera kanë çuar në konflikte vdekjeprurëse gjatë historisë.

Por së shpejti mund të shohim më shumë luftime për burimin ndoshta më të çmuar nga të gjithë - ujin.

Ndërsa efektet e ndryshimeve klimatike përkeqësohen, dhe planeti bëhet më i nxehtë dhe më i thatë, lufta për ujin vetëm do të intensifikohet.

Pra - ku mund të shohim luftërat e ujit? Dhe sa ka gjasa që ato të ndodhin në të vërtetë?

Lumi Kolorado shtrihet në 2,330 km dhe furnizon gati 40 milionë njerëz në shtatë shtete plus Meksikën veriore me ujë të pijshëm, ujitje për tokat bujqësore dhe energji hidroelektrike. Por pas dekadave të thatësirës dhe përdorimit të tepërt, rezervuarët kryesorë përgjatë lumit po thahen.

Pothuajse gjysma e planetit po përjeton një krizë uji. Në veçanti, pesë pikat më të rrezikuara nga kriza e ujit përfshijnë lumenjtë Nil (shtetet; Egjipti, Sudani, Sudani i Jugut, Etiopia, Uganda, Republika Demokratike e Kongos, Kenia, Tanzania, Ruanda, Burundi), Ganges (shtetet; India, Bangladeshi dhe Bengali), Indus (India dhe Pakistani), Tigri-Eufrat (shtetet; Turqia, Siria, Iraku, Irani dhe Kuvajti) dhe Kolorado (shtetet; SHBA, Meksikë).

Në SHBA, ndërsa nivelet e lumit Kolorado bien në nivelet më të ulëta historike, tensionet po rriten midis shtatë shteteve që varen nga rrjedha e tij - Arizona, Kalifornia, Kolorado, New Mexico, Nevada, Utah dhe Wyoming. Marrëveshjes së tyre fillestare për shpërndarjen e ujit të lumit i mungonte largpamësia dhe dështoi të merrte parasysh rrethanat e tmerrshme si thatësira afatgjatë.

Amerika Jugperëndimore tani përballet me një krizë që dihej se do vinte. Fati i Kolorados tani varet nga aftësia - dhe vullneti i shteteve - për të rënë dakord mbi një plan për të ulur konsumin e ujit dhe për të shpërndarë në mënyrë të barabartë atë që ka mbetur.

Lumi Nil - më i gjati në planet dhe burimi i jetës së më shumë se 300 milionë banorëve në Afrikën Lindore - është vendi i një konflikti të ngjashëm, afatgjatë mbi të drejtat e ujit.

Këtu më poshtë jepen disa të dhëna se sa shumë ujë duhet për të prodhuar një produkt që vjen në tryezën tonë;

1. Për një filxhan kafe = 140 litra uji

2. Për 1 kg mollë/dardhë = 700 litra

3. Për 1 kg banane = 860 litra

4. Për 1 kg biftek = 2,500 litra

5. Birra - 1 litër = 300 litra

6. Për 1 kg bukë = 1,300 litra

7. Lakra 1 kg = 200 litra

8. Djathi 1 kg = 5,000 litra

9. Pula 1 kg = 3,500 litra

10. Çokollata 1 kg = 4,000 litra

11. Për 1 kg kafe = 1,150 litra

12. Për 1 kg misër = 1,300 litra

13. Për 1 kg mango = 1,600 litra

14. Për 1 liter qumësht = 1000 litra

15. Për 1 kg ulli = 4,400 litra

16. Për 1 kg portokall = 460 litra

17. Për 1 kg pjeshkë = 1,200 litra

18. Për 1 kg mish derri = 4400 litra

19. Për 1 kg patate = 250 litra

20. Për 1 kg oriz = 3,400 litra

21. Për 1 kg sheqer = 1,500 litra

22. Për 1 liter caj = 120 litra

23. Për 1 kg domate = 180 litra

24. Për 1 litër vere = 360 litra

25. Për 1 kg kikirikë = 3,100 litra

26. Për 1 Hamburger = 2,500 litra

27. Për 1 kokërr vezë = 187 litra

Nëse i vendosim në tryezë, në një ditë të vetme ne konsumojmë produkte për të cilët janë dashur rreth 10,000 litra ujë për ti prodhuar ato. Pra 10 ton ujë duhen për çdo njeri në planet në një ditë të vetme për të prodhuar ushqimet që ai konsumon. Nëse e shumëzojmë këtë me 8 miliard banorë të planetit - në një ditë të vetme duhen rreth 80 miliard ton ujë (ose m3). Kjo është afërsisht sa 40 herë volumi i ujit të liqenit të Shkodrës. Pra në një ditë të vetme, bota konsumon vetëm për ushqim 40 liqene me ujë si ai Shkodrës.

Shumë shkencëtarë e lider botërorë janë shprehur që lufta e ardhshme do të jetë ajo për ujin. Dhe mbase kjo për ujin është edhe lufta më llogjike që mund të bëhet pasi ka të bëjë direkt me vetë ekzistencën e kombeve.

Ndaj uji është i pazëvendësueshëm, burimi më i rëndësishëm natyror i planetit. Ndaj duket se lufta e së ardhmes ka vetëm këtë synim final - betejën për ujin…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco