Instituti i Shëndetit Publik thirrje qytetarëve: Mos e teproni me pijen për festat

Instituti i Shëndetit Publik thirrje qytetarëve: Mos e teproni me pijen për festat

11:32, 25/12/2023
A+ Aa A-

Instituti i Shëndetit Publik ka uruar shqiptarët për festat e fundvitit me një thirrje për ta.

ISHP bën apel që qytetarët të kenë kujdes me alkoolin, ndonëse zakoni i të pirit mund të jetë i vështirë për të ndryshuar.

ISHP deklaron se fillimisht çdokush duhet t’i japë përparësi shëndetit.

“Festat e fundvitit mund të jenë një kohë veçanërisht sfiduese për të ruajtur qëllimet tona, për të mos konsumuar alkool. Mund të shtohet stresi që përjetojmë për shkak të eventeve familjare dhe shoqërore ku konsumohet alkool dhe një pritshmëri (joreale) që gjithçka të shkojë sipas planit. Ndonjëherë ka edhe një motiv për të mos qenë strikt: janë ditë pushimesh dhe duam të ndihemi mirë në shoqërinë e dikujt. Pavarësisht faktorëve që e kanë krijuar, zakoni i të pirit gjatë festave mund të jetë i vështirë për tu ndryshuar. Por me mbështetjen e duhur dhe praktikë, ne mund të mësojmë të përballemi me situata sfiduese pa qenë nevoja për të pirë alkool si dhe të gjejmë mënyra të reja për të shijuar në mënyrë të qenësishme festat e fundvitit”, thuhet në mesazhin e ISHP-së.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco