Çmimi i druve shumë shtrenjtë, banorët e Peshtanit presin ullinjtë shumëvjeçar për t’u ngrohur

Çmimi i druve shumë shtrenjtë, banorët e Peshtanit presin ullinjtë shumëvjeçar për t’u ngrohur

13:06, 21/12/2023
A+ Aa A-

Edhe pse dikur furnizonin qytetin me dru zjarri, sot banorët e Peshtanit të Vogël në bashkinë e Fierit, kanë vështirësi për të siguruar dru për t’u ngrohur në banesat e tyre.

Çmimet e larta që ka diktuar tregu i druve të zjarrit ka detyruar banorët që të presin ullinjtë disa dhjetëra vjeçar për të siguruar ngrohje, pasi autoritetet nuk i lejojnë të presin dru në pyllin që kanë pranë.

Ka edhe nga ata banorë që nuk nguron të deklarojë se të sigurosh dru për ngrohje në pyll, mund të përfundosh edhe i ndaluar nga policia

Sipas banorëve, drutë që priten nga personat e autorizuar në fshatin e tyre variojnë nga 6 mijë deri në 9 mijë lekë të reja për metër kub, çmim ky i papërballueshëm për familjet e zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco