SYRI TV/ Nënkalimi i Ishull Lezhës i përmbytur, shoferët: Janë dëmtuar automjetet

14:52, 10/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV- Nënkalimi i automjeteve në Ishull Lezhë, është pothuajse në çdo kohë i përmbytur, duke krijuar vështirësi për kalimin e automjeteve.

Sipas shoferëve dhe banorëve, përmbytja e nënkalimit, shpesh i ka kapur në grackë shumë shofer, të cilët kanë dëmtuar makinat por njëkohësisht kanë rrezikuar dhe jetën.

Shumë makina janë të dëmtuar pasi janë bllokuar në ujë, ndërsa dhe drejtuesit dhe pasagjeret shpesh herë kanë rrezikuar jeten.

Kalimi në nënkalimin e Ishull-Lezhës është kthyer në sfidë për automjetet, pasi pjesen më të madhe të kohes është i mbuluar nga uji, niveli i të cilit arrin deri në 50 cm.

Kjo problematike në këtë vend me gjatësi prej 100 metrash vijon prej më shumë se 1 dekade dhe pavarësisht këtij shqetësimi të vazhdueshem asnjë masë nuk është marrë. Banorë të zonës dhe drejtues mjetesh kërkojnë zgjidhjen e këtij problemi ose rehabilitimin dhe asfaltimin e rrugës paralele me nënkalimin.

Ndërsa bashkia Lezhë bën me dije se ky segment është në varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe në këto kushte duhet që ky institucion ti japë zgjidhje kësaj problematike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco