SYRI TV/ Nëna apelon për ndihmë me lot në sy: Jetojmë në skamje bashkë me djalin

14:47, 10/12/2023
A+ Aa A-

Në skamje ekonomike dhe pa shtëpi, jetojnë nënë e bir në qytetin e Fierit. Kryefamiljara e moshuar, Miranda Prifti, kujdeset për djalin e saj të sëmurë, ndërsa apelon për ndihmë, pasi prej 10 vjetësh është e pastrehë, teksa jeton në një barake.

SYRI TV

Miranda Prifti dhe djali i saj 32 vjeçar i sëmurë jo vetëm ditët e ftohta të dimrit, por edhe ndërrimin e viteve do e kalojnë në një barakë pa  ngrohje, pa ujë e drita dhe pa ushqim.

Prifti së  bashku me djalin e saj 32 vjeçar kanë jetuar në shtëpinë e babait të saj në Vajkan por meqënëse banesa u amortizua u shemb. Edhe pse kaluan afro 10 vjet, asaj nuk i është siguruar akoma banesa. 

E moshuara tregonë se ka shkuar në çdo derë institucioni, por dera i është mbyllur. E vetmja e ardhur që kanë nëna dhe djali i saj i sëmurë, është kempi prej 100 mijë lekësh, që i biri merr.

Lutja e nënës së moshuar, është t`i sigurohet një banesë dhe mundësi ekonomike për të jetuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco