“Ta heqë nga mendja se po bën diçka të bukur për shqiptarët. Ai, Rama i ka larguar. Pas 30 vitesh unë dua të kthehem në vendin tim, por ai nuk po e bën. Asgjë s’ka bërë për popullin shqiptar. E ka kthyer vendin 50 vite pas. Çfarë politike po bën? Po shkojmë 100 vite pas. Vetëm ne po ecim pas. Ne po kërkojmë të drejtën për të votuar. Ne jemi popull me tradita shqiptare. Kam 30 vite që jetoj në Itali dhe nuk e harroj gjuhën e nënës ime.
Një kryeministër që nuk jep të drejtën për të votuar diaspora, s’ka bërë asgjë. Diaspora është ajo që investon, sjell biznese për të hapur vende pune. Më vjen keq të them se edhe opozita po bën vetëm zhurmë. S’ka mundësi që të mos bësh asnjë ligj për diasporën. Sa herë është votuar në Shqipëri unë kam ardhur. Nga shqiptarët e diasporës duan vetëm remitancat.”, u shpreh Hallulli.
© SYRI.net